Site icon

Sulmi ndaj Top Channel drejt zbardhjes? Grupi hetimor gjen tre profile ADN-je, një prej tyre dyshohet se i përket një personi me rrezikshmëri të lartë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me sulmin kriminal ndaj Top Channel, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt televizionit dhe për pasojë ndërroi jetë punonjësi i sigurisë.

Grupi hetimor ka gjetur tre profile të sakta ADN-je.

Një prej tyre është gjetur te gëzhojat, ndërsa dy të tjerat në makinën e djegur ‘Range Rover’ që u përdor nga autorët e sulmit. Mësohet se brenda në makine është gjetur një fishek i pa plasur nga zjarri, pranë armëve që mendohet se janë përdorur për sulmin, me një shenje te pranueshme gishti, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Exit mobile version