Site icon

Supersfida ndaj Barcelonës, Çalhanoglu: Interi nuk ka më frikë, kështu si jemi nuk na ndal askush!

Hakan Çalhanoglu do të ketë edhe sot në dorë çelësat e mesfushës zikaltër, kur në regji do t’i duhet të zëvendësojë Marselo Brozoviçin e dëmtuar, një pozicion në të cilin vetë turku ka pranuar se nuk është në maksimumin e tij në intervistën që ka dhënë pas ndeshjes për “Amazon Prime Video”. Mesfushori ka komentuar klimën në kampin zikaltër para Barcelonës, dhe ka treguar sekretin që riktheu Interin te fitorja.

ROLI – “Unë tani luaj në regji, nuk jam mësuar të jem në atë pozicion këtu, edhe pse në kombëtare kam qenë shpesh në këtë rol me një tjetër mesfushor pranë meje. Barela dhe Mikhitarian më kanë ndihmuar shumë dhe mendoj se ia kemi dalë të bëjmë një punë të mirë”.

MENTALITETI – “Inzagi donte që ne të punonim më shumë për skuadrën, jo të mendonim si individë dhe të martën ndaj Barcelonës këtë bëmë. Kemi vrapuar më shumë dhe jemi mbështetur te njëritjetri me shumë kurajo, dëshirë dhe zemër. Sipas meje në ndeshjet e fundit para Barçës na ka munguar pikërisht zemra. Tani duam vetëm të vazhdojmë në këtë mënyrë, të punojmë dhe pedalojmë drejt sukseseve pa u ndalur”.

NDESHJA – “E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’. Ata janë të tensionuar dhe të nevrikosur, kanë zjarrin brenda dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por ne do të japim maksimumin. Nëse punojmë dhe luajmë për 90 minuta në mënyrën që kemi bërë deri më tani, e nëse jemi të bashkuar, ka shumë pak skuadra që mund të fitojnë ndaj nesh”.

LUKAKU DHE ONANA – “Para ndeshjes së kaluar ndaj Barcelonës, Lukaku dhe Onana më kanë këshilluar që të shënjestroj të djathtën e Ter Shtegenit, pasi në atë krah ai është më i dobët. Lukaku pastaj është një mungesë e rëndësishme pasi një me forcën e tij dhe me topin nën këmbë ndihmon për të nxjerrë të gjithë skuadrën para. Jemi të qetë kur një me cilësitë e tij ka topin dhe i kam thënë të nxitojë për rikuperimin, pasi na duhet”.

Exit mobile version