Site icon

Ta nisim nga fitorja e Champions-it? Momentet e para ishin paksa të veçanta. Hasëm në disa vështirësi duke bërë shumë gabime teknike. Pastaj me kalimin e minutave patëm fatin që nuk na ndëshkuan dhe u mbrojtëm mirë. Sulmuam me shumë lojtarë e në aksionin e golit njëri shënoi në shtyllën e dytë. Mendoj se luajtëm me shumë forcë, energji dhe intensitet. Sa ndikojnë tifozët në të tilla ndeshje? Të luash në një çerekfinale në “San Siro”, një ndeshje MilanNapoli, që besoj se do të mbetet në histori për shumë vite, është emocionuese. Tifozët na dhanë aq shumë sa na shtynë ta merrnim me dhunë këtë fitore. Na kanë ndihmuar shumë dhe gjithmonë, na japin shpesh ndihmesën e tyre kur jemi në vështirësi. Nga vështirësitë dolëm edhe falë tyre. Sipas jush, çfarë shansesh ka Milani për t’u kualifikuar? Patëm disa vështirësi ndaj Napolit edhe kur kishim një lojtar më shumë. Mesazhi i atyre minutave ishte i qartë, ndaj nëse ulim ritmin mund të na ndëshkojnë. Na pret një ndeshje kthimi e vështirë e do të duhet ndihma e përkushtimi i të gjithëve për t’ia dalë mbanë që të kthehemi në shtëpi me një rezultat të kënaqshëm. I druheni faktit se ndaj Bolonjës mund të lëshoni diçka mendërisht? E pamohueshme që ndeshjet e Champions-it të marrin energji, të cilat më pas rikuperohen më lehtë kur del nga fusha me një rezultat pozitiv. Nuk duhet të harrojmë se në kampionat çdo gjë është e hapur e ne kërkojmë të jemi përsëri në Champions, ndaj nuk duhet të neglizhojmë. Kemi nevojë për tri pikë e do të shkojmë në Bolonjë për t’i marrë. Sa peshon një ndeshje kampionati tani që jemi drejt fundit? Tani duhet të kemi aftësinë për t’u shkëputur dhe për të rimarrë kampionatin. Do të ketë një ndeshje thelbësore dhe të rëndësishme në Bolonjë. Ne po luajmë shumë ndeshje, ndërsa ata do të jenë më të freskët, por nëse luajmë si Milan, atëherë mund të fitojmë.

Në mënyrë të papritur, Perin çohet me shpejtësi nga stoli, ndërsa stafi mjekësor vraponin drejt Sheznit, që kishte mbledhur përreth tij disa shokë të skuadrës.

Zëvendësim për Juventusin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që portieri polak kishte vendosur dorën në zemër dhe ndërkohë kishte nisur të qante, përpara Lokatelit.

Te Juventusi papritur shpërthen paniku, pasi futbollisti i tyre nuk ndihet mirë, nuk duket se ka edhe ekuilibër të plotë fizik, pasi diçka e ka shqetësuar dhe menjëherë shoqërohet nga stafi mjekësor, jo vetëm jashtë terrenit të lojës, por direkt në klinikën e stadiumit.

Duartrokitjet, jo vetëm të stadiumit, shokëve të ekipit, por edhe nga lojtarët dhe stoli i Sportingut ishin të gjitha për Sheznin, i cili diçka pranë mesnatës raportohet se ka kryer edhe testet e para mjekësore, të cilat nuk kanë treguar diçka të rrezikshme. G

jithsesi, portieri i Juventusit do të mbahet nën vëzhgim dhe ndoshta sot do të ketë disa ekzaminime më të specializuara dhe të thelluara.

Por për ta bërë edhe më të bukur festën, ishte vetë Shezni, i cili në momentin që Perin po merrej në inrtervistë, polaku i afrohet dhe merr vëmëndjen: “Tani jam më mirë. Ishte vetëm një frikë kalimtare. Madje, e vërteta është se e bëra që Alegri të fuste në fushë Perinin. E kisha parë shumë mirë në stërvitje këtë jave dhe doja t’i lija vendin tim”, u shpreh Shezni duke qeshur.

Exit mobile version