Një ndërhyrje horror u regjistruar në “Olimpico” në sfidën mes Romës dhe Ludogorets që përfundoi me rezultatin 3-1Në minutën e 88-të, mbrojtësi Olivier Verdon i Ludogorets, i vendosi takën në fyt futbollistit të Romës, Zalevski, teksa ky i fundit u rrëzua në tokë gjatë një dueli brenda zonës. Pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari i sfidës e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin nga Benini. Një ndërhyrje vërtet e frikshme nga ana e 27-vjeçarit.