Site icon

Takimi sekret në Barcelonë, Interi ka gjetur pasuesin e trajnerit Inzagi

Simone Inzagi me shumë gjasa nuk do të vazhdojë të drejtojë Interin për sezonin e ardhshëm, duke qenë se në dy sezone si trajner, titulli kampion i ka munguar zikaltërve.

6 ndeshjet e fundit në kampionat pa fitore, e kanë tronditur jo pak stolin e teknikut italian megjithatë fakti që Inter ka shanse reale për të kaluar në gjysmëfinalen  e Ligës së Kampionëve, po e mban ende Inzagin. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin që do të pasojë Inzagin dhe aktualisht De Zerbi është emri që po lakohet më shumë.

Ditët e fundit, Ausilio ka udhëtuar në drejtim të Barcleonës aty ku ka takuar menaxherin e trajnerit Roberto de Zerbi. “La Repubblica” raporton se kjo nuk do të jetë një pistë e lehtë për shkak të klauzolës prej 13 milionë eurosh që De Zerbi ka, megjithatë zikaltërit do të tentojnë gjatë verës që të ketë ish-trajnerin e Sasuolos që aktualisht drejton Brajtonin në Angli.

Exit mobile version