Site icon

“Taktikat e tyre janë një çmenduri”- Zelensky pas bombardimeve ruse në lindje të Ukrainës: Po çojnë njerëzit drejt vdekjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka konsideruar “çmendur” përpjekjet e komandantëve rusë për të pushtuar qytetin lindor të Bakhmut.

Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte një popullsi prej 70,000 banorësh të paraluftës, ka qenë qendër e sulmeve ruse për muaj të tërë.

Pavarësisht përparimit të ushtrisë ukrainase në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet vazhdojnë.

Marrja e qytetit do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.

“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse,” tha Zelensky në fjalimin e tij nga Kievi. “Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”.

Exit mobile version