Silvinjo krijoi një ide më të qartë për lojtarët që grumbulloi në këtë ndeshje të parë ndaj Polonisë, por në qershor lista e tij me shumë mundësi do të ndryshojë, kjo edhe duke parë sesi do të shkojnë dinamikat e futbollistëve në klubet e tyre, dëmtimet dhe forma fizike.Në lupën e brazilianit janë edhe shumë lojtarë të tjerë, të cilët ishin vendosur edhe në listën e pritjes.
Emra si Ernest Muçi, Endri Çekiçi, Armando Sadiku, i cili po konsiderohet apo edhe Odise Roshi me eksperiencë dhe Xhuljano Skuka, që po luan në një kampionat të fortë.