Mbyllja e gjysmës së parë të sezonit mes oshilacioneve në Mynih, nga turpërimi në Superkupë ndaj Lajpcigut dhe deri tek eliminimi i papritur ndaj Sarbrykenit në Kupë solli jo pak tensione te kampionët e Gjermanisë.
Kjo gjendje pasigurie ka prekur edhe bordin, i cili sipas raportimeve nga “Kicker”, ka bërë një vlerësim të situatës dhe ka dalë në përfundimin se vetëm 3 lojtarë do i shpëtojnë “lupës” mbi të ardhmen në Mynih.
Fjala është për Tomas Myler, Manuel Nojer dhe Herri Kejn. Pjesa tjetër e skuadrës së Tuhelit ka shansin të bindë trajnerin në gjysmën e mbetur të ciklit 2023-2024. Po ashtu, revoltat e Alfonso Dejvis nuk janë pritur mirë, ndonëse “raketa” kanadeze vështrohet si i rëndësishëm në planet e Tomas Tuhel.