Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka qenë sot e ftura në “Shqipëria Live” në Top Channel. Paneli po fliste për bullizmin dhe Tea tregoi se është ndjerë e bullizuar në disa faza të jetës së saj, fillimisht para se të ishte pjesë e emisionit dhe pastaj akoma më shumë kur u bë pjesë e “Përputhen”.
“Unë madje mendoj se jam një nga personat më të bullizuar në Shqipëri”, tha ish-konkurrentja.
Ajo shtoi se bullizmi mori edhe forma shumë të shëmtuara:
“Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kërcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrësisht të rënda.”