Site icon

Tërmeti i fuqishëm godet këtë shtet, lëkundjet e forta ndihen edhe në Turqi. Ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka ndodhur në Khoy të Iranit. Sipas të dhënave të siguruara nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë edhe në lagjen “Baskale” të Van dhe Hakkari të Turqisë, që ndodhet 29 kilometra larg nga epiqendra e lëkundjeve.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ka ndodhur në orën 06:16 minuta, ndërsa Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) u shpreh se, tërmeti ishte në një thellësi prej 7 kilometrash, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Nga lëkundjet nuk raportohen për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Exit mobile version