Site icon

Tërmeti i fuqishëm godet “Unazën e Zjarrtë”, ja sa ballë ishte

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7 ballë ka goditur Indonezinë. Sipas EMSC, epiqendra ishte në Surabaya dhe thellësia e tij ka qenë mbi 633 km.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, një zonë sizmike shumë aktive, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh.

Në muajin nëntor, një tërmet me magnitudë 5.6 në Javën Perëndimore, vrau 602 persona.

Exit mobile version