Site icon

Tërmeti në Turqi, mijëra të pastrehë dhe 30 mijë të evakuuar

Të paktën 30,044 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, provinca jugore turke pranë epiqendrës së tërmetit vdekjeprurës.

Që nga e enjtja në orën 11:38 të mëngjesit me kohën lokale, të paktën 23,437 njerëz janë evakuuar me rrugë ajrore dhe 4,607 me rrugë dhe hekurudha, sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive, AFAD.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 17,000 viktima.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të keq.

Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

Exit mobile version