Site icon

Ti bir k***e”, aktori i “Hollywood”-it përgëzon portierin për penalltinë e pritur: Je shumë i vjetër për atë

Ditën e djeshme në Angli mori një vëmendje mjaft të madhe ndeshja e Ligës Nacionale midis Urekshem dhe Nots Kaunti, e vlefshme për vendin e parë në kampionat.

Urekshem arriti të fitonte 3-2 duke marrë vendin e parë në renditje dhe duke u afruar me ngjitjen në League Two.

Në minutën e 97’ protagonist u bë portieri Ben Foster, i cili priti një penallti për të ruajtur rezultatin për skuadrën e tij.

Për këtë gjë ai mori dhe përgëzimet e presidentit të klubit, aktorit të njohur të “Hollywood”-it, Rajan Rejnolds, i cili shkoi ta përqafonte menjëherë në tunel pas sfidës.

“Ti more bir k***e, çfarë ishte gjithë ajo. Je shumë i vjetër për atë. Çfarë dreqin? Ajo ishte gjëja më dramatike që kam parë ndonjëherë në jetën time. Unë nuk mund ta shihja dot dhe u ktheva fiks në kohën kur t’i e prite topin. Nuk mund të jem më i njëjti person. Je i mrekullueshëm. Jo, nuk mund të jem i njëjti person. Faleminderit për të gjitha”, ishin fjalët e Rejnolds për gardianin veteran.

Exit mobile version