Site icon

Ti nuk mund të jesh 37 vjeç”, gazetari holandez i bën kërkesën e pazakontë Modriçit: Më trego… pasaportën

Kroacia arriti finalen e Ligës së Kombeve pasi mundi Holandën me rezultatin 2-4, ku do të ndeshet me Spanjën.

Heroi i këtij takimi ishte padyshim veterani Luka Modriç, i cili dhe pse në moshën 37-vjeçare vazhdon të shkëlqejë në nivelet më të larta të futbollit.

Në një intervistë të dhënë për televizionin holandez “NOS’, kroati pati një moment gazmor me gazetarin, i cili i kërkoi pasaportën pasi nuk e besonte për moshën e tij.

“Të lutem më lër të kontrolloj pasaportën tënde. Është e pamundur që të jesh 37 vjeç dhe vrapon kështu për 120 minuta”, ishin fjalët e gazetarit për Modriç.

Ky i fundit i përgjigjet duke qeshur: “Nuk ka problem! Mund t’ju a tregoj pasaportën time pas intervistës, por ajo do të tregojë që jam aq i vjetër sa thatë dhe ju. Tifozët më japin dashuri dhe respekt ndaj më pëlqen të luaj edhe në këtë moshë”.

Exit mobile version