Për Brazilin çdo fitore pasohet me nga një dëmtim të rëndësishëm dhe në pritje të ndeshjes së të premtes me Kamerunin, trajneri Tite ka humbur edhe titullarin tjetër, Aleks Sandro.Mbrojtësi i majtë i Juventusit ka pësuar një tërheqjen muskulore në ije dhe nuk do të jetë i gatshëm.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në një lidhje direkte mjeku i përfaqësueses 5 herë kampione bote, Rodrigo Lasmar.
“Sandro ka pësuar një dhimbje të fortë në ijën e majtë dhe pas një rezonance magnetike kemi konfirmuar një tërheqje muskulore, e cila nuk e lejon atletin tonë që të jetë në fushë, në ndeshjen e ardhshme.
Gjithsesi, dëmtimi nuk është aspak serioz, prandaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

