Site icon

Tmerr në një banesë në Londër. Burri u merr jetën me thikë nënës dhe djalit 5 vjeç

Londër- Krim i tmerrshëm në Londër. Një sulmi me thikë ka ndodhur në një shtëpi në Barnet të kryeqytetit anbglez policia u thirr nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një adresë në Brooksid-in Jugor.

Kur mbërritën ata gjetën të vdekur nënë e bir.

Ndërkohë, ka nisur hetimi i drejtuar nga detektivë të Komandës së Specializuar të Krimit në Metropolitan Police. Sipas policisë të ndjerët dhe i arrestuari njiheshin me njëri-tjetrin.

Kryeinspektorja Sara Leach, komandante policie për Veri-Perëndimin duke përfshirë Barnet, tha: “I gjithë komuniteti është tronditur dhe do pikëlluar teksa dëgjon për këtë incident të tmerrshëm. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e gruas dhe fëmijës që kanë vdekur dhe gjithashtu me oficerët dhe mjekët ndihmës që arritën të parët në atë që ishte një skenë tepër sfiduese”.

Më tej ajo shtoi: “Detektivët specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe një burrë është në paraburgim”.

Exit mobile version