Site icon

Tmerroi Los Angeles-in me vrasje horror, lirohet pas 52 vitesh “engjëlli i vdekjes” i sektit të Charles Manson

Pas 52 vitesh burg, ka fituar lirinë me kusht 72-vjeçarja Leslie Van Houten, e cilësuar si një nga “engjëjt e vdekjes”, pjesëtare e sektit të Charles Manson, që tmerroi Los Angelesin në fundin e viteve 1960. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom u tërhoq nga apelimi i vendimit të gjykatës së apelit për t’i dhënë liri me kusht të burgosurës.Van Houten qe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tmerrshme të Leno dhe Rosemary LaBianca në vitin 1969. Ajo ka arritur ta fitojë lirinë për shkak se nuk mori pjesë në masakrën e Cielo Drive në Los Anxhelos, ku u vra në mënyrë makabre në muajin e tetë të shtatzënisë aktorja Sharon Tate, shoqet e saj dhe një djalë 18-vjeçar.Këto vrasje u kryen nga Tex Watson, Susan Atkins dhe Patricia Krenëinkel, nën “dirigjimin” e Charles Manson, lideri i çmendur i kultit, që ishte vetëquajtur Familja Manson.Ai kishte një listë të gjatë me yje të Hollywood, që kishte planifikuar t’i vriste. Mes tyre ishin edhe aktorja Elizabeth Taylor dhe këngëtarët Tom Jones dhe Frank Sinatra. Plani i Manson ishte të vriste sa më shumë VIP-a, për të nisur një luftë racash, që do t’i jepte fund botës.

Exit mobile version