Site icon

Tom Cruise marrëzisht i dashuruar me modelen ruse, rezervoi një kat të tërë restoranti për…

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, prej disa ditësh po përflitet se është në një lidhje dashurie me Elsina Kairova. Së fundmi thuhet se ai ka krijuar të gjitha mundësitë për të qëndruar në disa momente romantike me të dashurën e tij.Mediat e huaja shkruajnë se 61-vjeçari ka rezervuar një kat të tërë të restorantit ekskluziv “Mayfair Novikov”, për të shijuar darkën romantike me bukuroshen ruse.

Tom dukej shumë i dashur dhe i varur nga çdo fjalë që Elsina thoshte. Ata dukeshin fizikisht shumë të afërt. Tom ishte shumë bujar dhe i dha stafit bakshishe, përpara se ai dhe Elsina të largoheshin nga dera anësore në një makinë në pritje”, ka thënë një burim i afërt i yllit të kinematografisë.

Ndërkohë kujtojmë se 36-vjeçarja është shtetase britanike, e cila më parë ka qenë e martuar me manjatin rus, Dmitry Tsektov. Ata ndanin bashkë një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pasurinë e Wentworth në Surrey si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë paund.

Por jo vetëm kaq, pasi ata gjithashtu zotëronte prona në Dubai dhe Qipro së bashku me makinat, stolitë dhe koleksionet e tyre të artit me vlerë miliona paund.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i Elsina paralajmëroi së fundmi Tom Cruise se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze.

Dmitry Tsvetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare. Duke folur ekskluzivisht për “MailOnline” nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha:

“Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur”.

Exit mobile version