Site icon

Trajneri i ri i Realit, në Madrid flasin për dy emra të bujshëm që mund të rikthehen

Reali i Madridit është në pritje të vendimit për të ardhmen e Karlo Ançelotit në klub.

Rezultatet në fund të sezonit do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë dhe do të përmbushë kontratën e tij apo përkundrazi, do të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Nga “Cadena SER”, Anton Meana e analizon situatën e italianit kështu: “Mendoj se situata e Ançelotit nuk po përkeqësohet, por as nuk po konsolidohet. Ajo që dimë është se ju pyesni në Madrid dhe ata nuk konfirmojnë se Ançeloti do të jetë trajneri i Realit në sezonin e ardhshëm. Përkundrazi, në Madrid kanë nisur të vënë kontaktet e para me Zinedin Zidanin dhe Zhoze Muronjon”, tha ai.

Exit mobile version