Site icon

Trembet” sërish Milani, gjigandi spanjoll nis nga puna për yllin e kuqezinjve

Teo Hernandez u pëlqen shumë ekipeve, por në orët e fundit lajmet më të rëndësishme vijnë nga Spanja. Duket se Atletiko e Madridit ushqen një interes serioz për të. Klubit spanjoll i pëlqen mbrojtësi francez, për të cilin Milani kërkon më shumë se 80 milionë euro.

Një shumë që spanjollët nuk duan ta shpenzojnë dhe do të donin të paktën 20 milionë më pak.

Ndëkrohë, “Tuttomercatoweb” njofton se pas aferës Tonali, drejtuesit e Milanit nuk dëshirojnë të bëjë një tjetër transferim të rëndësishëm sepse nuk dëshirojnë të dobësojnë më tej skuadrën e Piolit, por edhe sepse i druhen një reagimi nga tifozëria, e cila pas largimeve të Ibrës, Maldini dhe Tonalit nuk do të toleronte të tjera largime me peshë.

Exit mobile version