Site icon

Triumf me “poker”, Milani bën ligjin në Zagreb dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Milan bën ligjin në Kroaci, duke mposhtu me rezultatin 0-4, Dinamon e Zagrebit në sfidën e parafundit të grupeve të Champions-it. Një triumf tepër i rëndësishëm ky për italianët e Piolit, që kanë hedhur një hap drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave.

Edhe pse pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, goli i Gabias në minutën e 39-të vendosi gjithçka. Në fragmentin e dytë të lojës, Dinamo e Zagreb u duk  e shpërfytyruar duke pësuar 3 gola të tjerë. Fillimisht ishte Leao që dyfishoi shifrat teksa goli i Zhiru me penallti dhe autogoli i Ljubiçiç vendosën gjithçka.

Kjo humbje ka shuar shpresat për kualifikim të kroatëve. Për sa i përket sfidave të fundit të grupit E, Milani do të presë në shtëpi Salcburgun, ndërsa Dinamo e Zagreb do të jetë mysafire në Londër ndaj Çelsit.

Exit mobile version