Site icon

Triumfi i Barcelonës me Vijarealin, Ksavi: Më pëlqeu mënyra se si u soll skuadra

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka qenë një nga ata që e ka vuajtur më shumë këtë periudhë delikate të skuadrës. Si Liga e Kampioneve dhe “Klasikja” kanë bërë dëme të mëdha, ndaj ai nuk e ka fshehur gëzimin për suksesin kundër Vijarealit.

“E kemi dominuar tërësisht takimin. Vetëm fillimi ka qenë disi i ekuilibruar, më pas gjithçka ka folur për ne. Në ndryshim nga takimet e fundit ajo që ka bërë diferencën ka qenë efektiviteti ynë para porte – Barcelona ka shënuar 3 gola me 5 gjuajtje në portë.

Më ka pëlqyer mënyra se si skuadra është sjellë në fushë, qasja ndaj ndeshjes. Të gjithë e prisnim një reagim të tillë. Tani duhet të mbajmë ritmin dhe të mendojmë për takimin e radhës që vjen shumë shpejt.

Me këtë ndeshje kemi treguar se kemi dy skuadra të gatshme me rrotacionin që do të jetë i nevojshëm”, ka përmendur Ksavi pas takimit.

 

Exit mobile version