Triumfi ndaj Interit në finalen e Superkupës, shikoni momentin emocionues kur kapiteni Toçi ngre lart trofeun.Ekipi i të rinjve të Fiorentinës ka mposhtur Interin në Superkupën e Italisë. Skuadra e shqiptarit Eljon Toçi që është dhe kapiteni ka fituar me rezultatin 2-1.Sfida u zhbllokua shumë shpejt falë një goli të Amatucit. Në minutën e 25′, Fiorentina dyfishoi rezultatin me Berti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të ekipit të Eljonit.
Në minutën e 75′, Ousu shënoi një perlë duke shkurtuar diferencën. Pavarësisht përpjekjeve nga ana e zikaltërve, ata nuk mundën të përmbysnin sfidën duke humbur kështu në 6 finale.
Pavarësisht se shqiptari Toçi nuk arriti të shënonte gol, ai bëri një paraqitje të mrekullueshme dhe në fund ngriti trofeun aq shumë të dëshiruar.

