Një djalë 19-vjeçar ka denoncuar të atin e tij në Chania të Greqisë. Mediat e huaja raportojnë se djali me probleme të shëndetit mendor, pretendohet të jetë rrahur dhe ngacmuar seksualisht nga i ati i tij.
I akuzuari është arrestuar nga policia dhe po kërkohen dëshmi në lidhje me rastin. Gjithsesi ky nuk është rasti i parë, pasi në vitin 2017 vetë djali, i mitur në atë kohë, ishte ankuar se ishte përdhunuar nga një fshatar.
Akoma nuk ka një ekzaminim mjeko-ligjor dhe autoritetet po hetojnë rastin e rrahjes dhe sjelljes abuzive nga babai i tij, ndërsa hetimi për rastet e mundshme të abuzimit seksual në periudhën e mëparshme nga një person i tretë do të hapen.