Një grua në Egjipt akuzohet se ka vrarë fëmijën e saj dhe madje ka gatuar dhe ngrënë pjesët e trupit të tij, duke tronditur opinionin publik. Gjatë gjykimit të saj në Gjykatën Penale të Zagazigut, ajo zbuloi arsyen që e shtyu të kryente këtë krim të rëndë. E akuzuara pretendoi se i kishin bërë magji, e kjo gjë e shtyu edhe të kryente vrasjen.Madje shtoi se kreu aktin për të thyer magjinë, ndërsa fillimisht pretendoi se ishte shtyrë në krim që burri i saj të mos ia merrte fëmijën.Sipas grupit hetimor, nëna e ka goditur tre herë me shkop në kokë fëmijën e saj për ta vrarë dhe më pas për të mos u zbuluar, ajo copëtoi trupin dhe ziente disa pjesë duke i konsumuar. Më pas ka mbledhur pjesët e mbetura të trupit dhe i ka fshehur në një kovë, të cilën e ka zbuluar rastësisht xhaxhai i fëmijës.Gruaja u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën Penale për akuzën e vrasjes me dashje të djalit të saj. Sipas raportimeve, ekspertët kanë vlerësuar se e akuzuara nuk ka shenja të ndonjë sëmundjeje mendore.
TRONDITËSE! Nëna vret dhe ha djalin e saj, flet pas krimit: Më kishin bërë magji!
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-649162eecaea4.png)