Site icon

Trump pret arrestimin, ish-presidenti i SHBA u bën thirrjen e fortë mbështetësve, ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se autoritetet në Manhatan do e arrestojnë atë këtë të martë të 21 marsit. Edhe pse në postimin e tij nuk përmendi arsyet konkrete se përse do të leshohet ky urdher arresti, mediat ndërkombëtare pretendojnë se bëhet fjalë për një pagesë prej 130 mijë dollarësh për pornostare Stormy Daniels në 2016.

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive.
“Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”, shkroi ai.

Rrugët e New York u blinduan si dhe u shtuan forcat e policisë, në një përpjekje për tu përgatitur në rast se shpërthijnë protestat masive. Megjithatë është konstatruar vetëm një numër i vogël i mbbështetësve të tij.

Por për çka akuzohet Trump? Më 2016, aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniel, ka ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka pretenduar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit raportohet se ka paguar 130.000 dollarë që ajo të heshtë.

Exit mobile version