Site icon

U arrestua për korrupsion/ Pse SPAK-u i kërkon GJKKO-së të dënojë ish-prokurorin e Sarandës, çfarë zbuluan përgjimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në Gjykatë pretencën për 8 të pandehurit e dosjes së Sarandës.

Mes tyre gjendet edhe prokurori i kësaj prokurorie Sali Hasa dhe një oficer i Policisë Gjyqësore. Hetimi i çështjes së tyre ka zgjatur për muaj më radhë, ndërkohë që SPAK-u pretendon se i ka faktuar akuzat e ngritura ndaj tyre ndaj për të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje është kërkuar dënimi me 18 vjet burg, pasi të gjithë të akuzuarit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Kështu, SPAK-u kërkoi shpalljen fajtor të Sali Hasës ish-prokuror i Sarandës për të cilin akuza thotë se përgjimet e ekspozuan, duke marrë ryshfet për të pushuar hetimet.

Për akuzën e “korrupsionit” dhe “mos deklarimit të pasurisë”, SPAK-u kërkoi dënimin me 5 vite të Sali Hasës, që ishte prokuror deri qershorin e vitit 2021, moment kur edhe u vu në pranga.

Exit mobile version