Site icon

U maskuan si burra për të parë ndeshjen në stadium, 8 femra pas hekurave në Iran

Tetë femra janë arrestuar në Iran për shkak se ishin veshur si meshkuj vetëm që të shikonin një ndeshje futbolli. Ligji në këtë shtet ndalon rreptësisht që femrat të jenë në stadium dhe të ndjekin ndeshje live kur ka meshkuj të pranishëm, për këtë arsye grupi u ndalua në stadiumin “Tehran Azadi”.

Ato tentuan të maskoheshin vetëm që të shikonin live ndeshjen Esteghlal FÇ dhe Persepolis FC në 12 shkurt të këtij viti, por tani përballen me një aksion ligjor, Alireza Adeli, koka e sigurisë së Tehranit, tregon se nuk është hera e parë që ndodh.

“Largimi u bë për të ruajtur nderin e tyre, sepse atmosfera e stadiumit, akomodimi, turmat, nuk janë vend për to. Femrat që dëshirojnë të ndjekin një ndeshje futbolli mund ta bëjnë nëpërmjet televizorit”, shprehet ai.

Exit mobile version