Site icon

U raportua se mund të kishte humbur jetën gjatë tërmetit, ish-futbollisti i Çelsit nxirret i gjallë nga rrënojat

Ish-futbollisti i Çelsit dhe Njukasëllit, Kristian Atsu, është raportuar se i ka mbijetuar tërmetit të frikshëm që goditi Turqinë dhe se është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

31-vjeçari pasi është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve të rënda që kishte në trup, por që është jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë ai u raportua i zhdukur dhe shpresat se mund të kishte mbijetuar ishin të vogla.

Exit mobile version