Site icon

U shiste të njëjtin apartament personave të ndryshëm/ 6 vite burg për biznesmenen

Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli, me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Më herët, pokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxhollin, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiti disa herë të njëjtin apartament te qytetarë të ndryshëm dhe përfitoi paratë duke i mashtruar ata.

Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

Po ashtu, u dënua edhe Dorjan Hata, i cili akuzohet se kishte shërbyer si sekser në shitjen e banesave.

Exit mobile version