Site icon

U tërhoq nga futbolli në janar, Bejl përshëndetet me kombëtaren dhe tifozët: Të luaja para jush ka qenë kënaqësia më e madhe…

Garet Bejl u tërhoq nga futbolli në moshën 33-vjeçare teksa së fundmi, ish-sulmuesi u përshëndet edhe me kombëtaren e tifozët uellsianë. Në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ku Uellsi priste Letoninë në shtëpi, Bejl mori mikrofonin para startit të sfidës dhe iu drejtua të pranishmëve.“Dua të theksoj se për mua ishte një nder të përfaqësoja Uellsin dhe të luaja para tifozëve më të mirë në botë. Më keni mbështetur mua dhe familjen time në kohë të mira dhe të vështira, ndaj është e pamundur t’ju falenderoj aq sa duhet. Të luaja para jush ka qenë kënaqësia më e madhe, do të më mungoj shumë kjo pjesë. Por, e di se ju do të jeni aty për të mbështetur djemtë. Ju tifozët jeni Uellsi dhe bëni gjithçka speciale. Tani e tutje do të jem një tifoz si ju duke brohoritur për kombëtaren dhe shpresoj të takohemi sërish në të ardhmen”, u shpreh Bejl.

Ai është golashënuesi më i mirë i Uellsit me 41 gola ndërsa me 111 ndeshje është edhe lojtari me më shumë paraqitje në kombëtare. Skuadra e fundit për Bejl ishte Los Anxheles Galaksi në Amerikë ndërsa në të kaluarën uellsiani është aktivizuar edhe me Sauthempton, Totenhem dhe Real Madrid

Exit mobile version