Site icon

‘U tregua burrë’, Eni Çobani për Fatos Nanon: Pranoi menjëherë ndarjen nga bashkëshortja

Juristja e njohur, Eni Çobani e ftuar në “Dita e 8”, në Top albania Radio ka folur rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike. Ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shumë të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne martesës së tyre, por veçoi rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e pranoi menjëherë sapo u pyet për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano, i cili kur është pyetur për bashkëshorten e tij, ka thënë se gjithçka ka marrë fund dhe se ai dështoi. Të gjithë e paragjykuan pas kësaj, ndërsa për mua u tregua burrë që arriti ta thoshte publikisht dhe nuk vazhdoi të lëndonte gruan e tij, ndërkohë që kishte një lidhje tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah”, u shpreh juristja.

Exit mobile version