Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka organizuar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Twitter.
Pyetjet që ndjekësit i shtruan ministrit të jashtëm ukrainas ishin të shumta.
Njëri pyeti se çfarë donin ukrainasit në rajonet e pushtuara aktualisht në lidhje me kompromise.
Kuleba u përgjigj:
”Ata duan të jetojnë në Ukrainë. Propaganda ruse po vuan duke u përpjekur të gjejë njerëz por-rus që mund t’u japin komente pro-ruse. Por Rusia nuk mund të gjejë sasi të mjaftueshme të njerëzve që mund të punojnë për ta, të punojnë për autoritetet okupuese. Sepse këta njerëz duan të jetojnë në Ukrainë. Po nuk janë 100% e tyre- mund të jetë dikush që bashkëpunon me autoritetet okupuese por kjo nuk mjafton.Shumica dërrmuese dëshiron të jetojë në Ukrainë.’
Kur u pyet në lidhje me rajonet jugore dhe nëse do të ishte e pranueshme për Ukrainën që t’i mbajë ato, por të përballet me çështje të vazhdueshme sigurie, z. Kuleba tha:
“Të gjitha këto rajone duhet të jenë ukrainase. Nuk është as një temë diskutimi.”

