Site icon

Unë flas me vepra, ky është Milani i vërtetë, Leao pas fitores: Fanellën ia dhashë Kvarës, jam tifoz i tij

Kishte një dekadë që Milani nuk gjente një lojtar të aftë për të shënuar të paktën 10 gola në dy sezone radhazi. Pas Balotelit, ia del Rafael Leao,i cili pas suksesit në Napoli, analizoi suksesin e “djallit”, ndërkohë që në profilin personal në “Instagram” kishte bërë një postim me dy zemra (e kuqe dhe e zezë) me diciturën “Padurimi”. Një sinjal për një lajm rinovimi apo për golat e shënuar? Kjo mbetet për t’u parë.Nga vjen kjo fitore?

E dija që ishte një ndeshje e rëndësishme kundër një kundërshtari të madh. Dëgjuam disa fjalë nga jashtë që na dhanë më shumë energji. Dua të falënderoj tifozët tanë dhe ekipin tim, sepse luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme si ekip. Ky është Milani.

Mund të na tregoni për festimin dhe debatin në dhomat e zhveshjes me Spaletin?

Thjesht dua të përgjigjem në fushë. Më pëlqen të dëgjoj trajnerin tim, njerëzit jashtë klubit nuk më interesojnë. Gjithsesi, gjërat që vijnë nga jashtë më karikojnë. Kam kaluar disa muaj disi të komplikuar, tani e kam gjetur veten falë trajnerit dhe ekipit tim.

A ju ka munguar goli?

Ndjenjë e pabesueshme, edhe sikur të mos shënoja sot, luajtëm një lojë shumë të mirë dhe jam i lumtur për fitoren.

Sa vlen kjo për Champions-in?

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për kampionatin, pasi duam të arrijmë objektivin tonë që është të ndryshe, ndaj le të mendojmë për Empolin.

Me kë e ndryshuat fanellën?

Me Kvaratskhelian. Jam një tifoz i madh i tiji, më pëlqen ajo që ai bën në fushë. Mendoj se është i ngjashëm me mua, i pëlqen të driblojë kundërshtarët.

Exit mobile version