Site icon

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës shtatzënë, autoritetet greke nisin hetimet për kapjen e babait shqiptar

Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka paditur babain e saj për dhunë fizike dhe psikologjike në Janinë të Greqisë. Shqiptari është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00 (me orën lokale). Mediat greke shkruajnë se 22-vjeçarja është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Sipas padisë, babi i saj e ka ofenduar dhe e ka goditur me grusht në kokë, si dhe e ka shtyrë në gjoks.

Vajza me iniciale G.N., është transportuar me ambulancë në spital ku qëndron e shtruar, por pa rrezik për jetën dhe foshnjën.

Autori është në kërkim nga autoritete greke.

Exit mobile version