Site icon

VAR-i shpëton Barcelonën në minutën e 90, skuadra e Çavit fiton në Bilbao dhe vazhdon shkëputjen

Barcelona ka ruajtur distancën prej 9 pikësh nga Real Madridi ndjekës falë një suksesi shumë të rëndësishëm në një fushë të vështirë si ajo e Atletik Bilbaos. Një fitore e cila do të sjellë polemika për mënyrën se si u mbyll ndeshja.Katalanasit krijuan raste të mira, por edhe u shpëtuan nga shtylla në pjesën e parë, teksa goditën në fundin e këtij fraksioni loje me Rafinjan për golin e avantazhit. Vendasit sulmuan me shumë forca, teksa u përpoqën që të gjenin barazimin në këtë sfidë dhe menduan se e aritën në fund me kundërsulmin e Inaki Uilliams. Por gjyqtari, pasi pa pamjet me VAR, gjykoi se kishte një prekje të topit me dorë në fillimin e aksionit dhe anuloi golin mes protestave.

Kështu, Barcelona mori tre pikët që i duheshin për të vazhduar shkëputjen në kryesim dhe për të mos rrezikuar edhe La Liga në një moment kur klubi është kthyer në epiqendër të polemikave me akuzat për ndikim ndaj gjyqtarëve.

Exit mobile version