Bashkëthemeluesi i një kompanie kriptomonedhash në Kinë ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare në rrethana misterioze.
Tiantian Kullander ndërroi jetë në gjumë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i kompanisë Amber Group.
Por kompania nuk dha asnjë detaj shtesë mbi shkaqet e vdekjes në moshë kaq të re të bashkëthemeluesit të saj.
“Ai punonte me zemër dhe me shpirt për kompaninë. Ai është një shembull për zgjuarsinë, kreativitetin dhe zemërgjerësinë. TT ishte një lider që e respektonin të gjithë. Zgjuarsia e tij, dëshira dhe bashkëpunimi me të tjerët e çoi kompaninë drejt suksesit” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Amber Group.
Por kompania nuk e cilësoi se ku ndërroi jetë 30-vjeçcari. Amber Group ka filiale në shumë shtete të botës si Athinë, Gjenevë, Dubai, Hong Kong, Stamboll, Londër, Taipei, Tokio, Vankuver dhe Zyrih.
Kullander themeloi Amber Group në vitin 2017. Kompania vlerësohej në 3 miliardë dollarë (2.4 miliardë £) në muajt e fundit.
Amber u vlerësua kohët e fundit në 3 miliardë dollarë, por, si firmat e tjera të kriptomonedhave, u dëmtua nga rënia e çmimit të kriptomonedhave.
Kompania shkurtoi 10 për qind të stafit të saj këtë vit.

