Site icon

‘Vëllezërit Hysa’ që fundosën Ramën drejt arrestimit, pallat privat me Rilindjen e Belshit, mashtrim me zbatimin e projektit, si e korruptuan Tomorr Kullollin për dosjen e Gjinarit

Pas projektit për transformimin dhe rilindjen e Belshit, i trumbetuar me aq pompozitet nga Edi Rama, fshihet një aferë edhe më flagrante se sa inceneratori i Elbasanit, i cili çoi në burg Lefter Kokën.

Protagonistë të kësaj afera janë kompania ‘Vëllezërit Hysa’ e skeduar për korrupsion, klientelizëm, falsifikime dhe krime mjedisore, kreu i Bashkisë së Gramshit Arif Tafani dhe disa deputetë të zonës, të cilët kanë vepruar nën hijen e Edi Ramës. Pse projekti i Rilindjes së Bleshit është një aferë korruptive dhe pritet të çojë edhe një herë drejt qelisë pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’?

Nga një dosje që kemi siguruar, rezulton se punimet për transformimin e Bleshit nga pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ Kujtim, Bensik dhe Flutura Hysa, janë të një cilësie të dobët, jashtë standardeve dhe në shkelje flagrante të kontratës.

Projekti “Ansambli Rilindja, Belsh”, ishte parashikuar të shtrohej me gurë troktolit, ndërsa ‘Vëllezërit Hysa’ e kanë shtruar me pllaka guri të marrë nga formacione shkëmbore ranore të imta dhe gëlqerorë, për të vjedhur paratë. ‘Vëllezërit Hysa’ kanë mashtruar edhe me volumet e kryera duke korruptuar Arif Tafanin.

Nga ana tjetër, kompania ‘Vëllezërit Hysa’ është shpallur fituese për zbatimin e projektit pa plotësuar kriteret, rrjedhimisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Skandali thellohet pasi edhe projekti i zbatuar duket se është i falsifikuar, deformuar dhe i pamiratuar. Kulmi i skandalit arrin me ndërtimin e një pallati privat nga ‘Vëllezërit Hysa’, duke ia shtuar projektit në mënyrë korruptive.

Si mos të mjaftonin të gjitha këto aspekte korruptive, Kujtim, Bensik dhe Flutura Hysa kanë ngritur edhe një pallat, si pjesë e projektit të rilindjes së Belshit, por që në fakt shërben për të rilindur llogaritë e tyre bankare. Ka dyshime të forta se për të ngritur pallatin e paligjshëm, ‘Vëllezërit Hysa’ kanë përdorur paratë publike të projektit, ndërsa kanë nisur të shesin sipërfaqe ndërtimore me mbi 1 mijë euro m2. Referuar dosjes, projekti për gjoja rilindjen e Belshit është një aferë korruptive dhe kriminale në çdo element të tij.

Duket e çuditshme se si ka mundësi që SPAK nuk ka urdhëruar ende arrestimin e pronarëve të kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ dhe kryebashkiakut të Belshit. Disa ditë më parë, SPAK zbarkoi në zyrat e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ dhe sekuestroi dosje tenderash, por nuk dihet nëse ka zbarkuar pikërisht për projektin korrptiv të Rilindjes së Belshit.

‘Vëllezërit Hysa’ ka disa doje të hapura penale në SPAK për tendera korruptivë, mashtrim me punimet, korruptim të zyrtarëve publikë etj. Sipas burimeve tepër të besueshme, ‘Vëllezërit Hysa’ po përpiqen të mbyllin këto dosje me metoda të paligjshme, ashtu siç shpëtuan nga ndëshkimi për aferën e punimeve fiktive në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”. Për këto dosje u arrestuan administratorët Agron dhe Kujtim Hysa.

Por më pas, ‘Vëllezërit Hysa’ arritën të mbyllin dosjen duke korruptuar gjyqtarin e Elbasanit Tomorr Kullollin, një nga gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri.

Tomorr Kullolli u shkarkua nga Vetingu si i korruptuar dhe pa asnjë dilemë, pasi nuk justifikonte asnjë nga pasuritë e tij nga Elbasani në Tiranë, që të gjitha të krijuar me para korrupsioni në këmbim të mbylljes së dosjeve penale. Vetëm nga , ‘Vëllezërit Hysa’, për t’u mbyllur dosjen, Kulloli besohet se ka marrë mbi 200 mijë euro. ‘Vëllezërit Hysa’ shpresojnë se në këtë mënyrë do të mbyllin edhe dosjet penale në SPAK, për të cilat do të flasim në vijim.

Exit mobile version