Site icon

Vendos supergoli i Mançinit, Roma thyhen Juventusin në “Olimpico”! Ken ndëshkohet me të kuq pas 30 sekondash

Roma ka ndalur hapin pozitiv të Juventusit në Serinë A, duke e mposhtur me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të. Golin e triumfit për skuadrën e Murinjos e shënoi Mançini në minutën e 53-të, ku me një predhë mposhti portierin Shezni.Vlen të theksohet se në minutën e 90-të, bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë, pasi sulmuesi Ken, i hedhur në fushën e lojës në minutën e 89-të, qëndroi vetëm 30 sekonda në lojë, teksa u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje antisportive me shkelm ndaj Mançinit.

Me këtë fitoren Roma u ngjit në vendin e 4-t me 47 pikë, po aq sa Milani i vendit të 5-të, ndërkohë që Juventusi momentalisht është i pozicionuar në vendin e 8-të.

FT ROMA-JUVENTUS 1-0

Mançini 53′

Exit mobile version