Site icon

Video/ A është Putin i dehur? Pamjet e reja ngjallin spekulime për gjendjen e presidentit rus

Në vitet 1990, bota u tall me paraqitjen e presidentit të atëhershëm të Rusisë, Boris Yeltsin, dhe tani është shpërndarë kudo videoja e një fjalimi të Vladimir Putinit që po bën xhiron e internetit.

Në videon virale me gati dy milionë shikime, Putin deklaron se sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës do të vazhdojnë. Videoja u postua në Twitter nga një përdorues estonez i quajtur Dmitri, i cili thotë se po arkivon pamjet nga lufta në Ukrainë.

“Putini i dehur shpjegon pse sulmet kundër infrastrukturës ukrainase do të vazhdojnë ‘sepse ata e filluan sulmin në urën e Krimesë’”, ka shkruar ai në video.

 

Vëzhguesit u befasuan nga pamja jo e matur e presidentit rus. Ekonomisti suedez dhe eksperti i Putinit, Anders Aslund, shkroi në Twitter: “Kjo është hera e parë që e kam parë Putinin të dehur.

 

Exit mobile version