Site icon

VIDEO/ Në vetëm 20 sekonda, momenti fatal i vrasjes së “Diabolikut”. Si u “hoq qafe” shefi i ultrasve të Lacios pranë shoferit kubanez dhe truprojës

Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”.

Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.

Diabolik është ulur në një stol në parkun e Ujësjellësve. Pranë tij është truproja dhe shoferi kubanez.

Gjithçka përmbyllet në 20 sekonda. Personi i përfshirë në vrasjene tij dhe i kapur nga kamerat, për prokurorët është Raul Esteban Calderon.

Kujtojmë se Diabolik është ekzekutuar më 7 gusht 2019. Ai ka qenë shefi ultras i Irriducibili, një trafikant droge në rritje në sheshin e pasur romak.

Exit mobile version