Site icon

Video: Përse “SPAK” ka zënë “KAPS” dhe nuk hedh grepat për peshkun ballgjër të Edi Ramës ish kryeinspektorit të “INUV” në Bashkinë Elbasan Leli Kaja

Ish kryeinspektori i “INUV” në Bashkinë Elbasan, Leli Kaja aktualisht drejtor i ujsjellsit Elbasan, është i ndjekur penalisht për shpërdorim detyre disa herë por nuk i ka hyrë gjëmb në këmb.

Kaja e ka kthyer qytetin e Elbasanit në kapanon të ndërtimeve informale, të paligjshme, dhe këtë e ka bërë në bazë të vep[rimeve të tij kriminale.

Leli Kaja është militant i flaktë i partisë Socialiste, njëkohësisht ka qënë masha e korrupsionoit të ish kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.

Kaja në bazë të ndikimit, dhe ndërhyrjeve politike, ja ka dalë që të shpëtoj nga  dara e drejtësisë , kjo për shkak të njohjeve , favoreve , dhe ndikimin që ky personazh ka në qytetin e Elbasanit.

Ajo që është më e çuditshmja është  fakti se ish kryeinspektori i INUV në Bashkinë Elbasan,  Leli Kaja , në kohën kur ka ushtruar këtë detyrë, ka zhvilluar punime pa leje në mes të qytetit të Elbasanit në tokë publike .

Ish kryeinspektori i INUV në Bashkinë Elbasan, Leli Kaja ka ndërtuar pa leje vetëm 100 metra largësi nga Drejtoria e Policisë Elbassn, një ambjent rreth 500 m2 ,të cilin e  ka bërë aktivitet privat Bar Restorant të tituolluar Bar XHESI.

Pasuritë e ish kryeinspektori i INUV në Bashkinë Elbasan, Leli Kaja janë marramëndëse për të cilat do tju shkruajm në vijim, të pa justifikuara  me burim të ligjshëm financiar, dhe dyshohet se kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e korrupsionit.

Me të drejtë kryeministri Edi Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët.

Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.

“Ia përsëris SPAK, keni hetuar për këdoqoftë që i përket kësaj bashkësie, bujrum hetoni! Në nivelet me të larta… bujrum. Por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. Dhe deri tani e keqja kualifikohet, deri tani ju skualifikoheni. Durimi ynë po soset. Kjo do të thotë që SPAK-u dhe të gjithë ata që duan drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen se ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë”, tha Rama.

Kryeministri i kujtoi SPAK-ut se nuk ka çuar para drejtësisë asnjë gjykatës e prokuror të korruptuar të nxjerrë jashtë sistemit nga vetingut, gjë që siç tha është nga gjërat e para që do t’i kërkohet Shqipërisë në tryezën e negociatave.

“A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një nga kampionët në luftën ndaj korrupsionit, që të mos hynte në proces si gjykatës. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë për pasuri të pajustifikueshme do ishin sot në burg? Ku janë ata sot? Me ca merren? Janë në punën e tyre. Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë”, tha Rama.

Exit mobile version