Site icon

Video: SPAK ka shpallur moskompetencën për dosjen e “SINECI” / nuk provohet korrupsioni por ka ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur

Prokuroria e SPAK ka shpallur moskompetencën për  kallzimin penal të bërë kundër kryetarit  të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe oligarkut Kreshnik Hajdarime arsyetimin se nuk ka vepër penale të shëpërdorimit të detyrës pork a punime pa leje në zonën e mbrojtur dhe për këtë fakt duhet të hetohet.  

Prokurorët e Beratit janë orientuar nga prokurorët e SPAK-ut, që të hetojnë rastin e ndërtimit të një Ujësjellësi në vendburimin e lumit Sinec vetëm për akuzën e “Ndërtimit të pa leje” dhe jo për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pabarazi në tendera” dhe “korrupsion” për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ish-ministrin Blendi Klosi dhe biznesmenin Pëllumb Salillari.

SPAK pas më shumë se 1 viti hetimesh, ka konstatuar se ndërtimi i Ujësjellësit të tenderuar nga bashkia Kuçovë, po  ndërtohet në zonë të mrojtur dhe nuk mund të dhe për këtë fakt duhet të genden dhe të vihen përpara faktit autorët e ndërtimit pa leje.

Zbulohen shkaqet që çuan në “dorëzimin” e Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila vendosi të shpallë moskompetencën për çështjen penale të ndërtimit të një Ujësjellësi në vendburimin e lumit Sinec që aktualisht është zonë e mbrojtur dhe konstatohet në mënyrë të dukshme se kemi të bëjmë me ndërtim pa leje.

Dosja me 22 fashikuj hetimorë, tashmë ka kaluar nga SPAK për hetime të mëtejshme prokurorisë së Beratit vetëm për veprën penale të ndërtimit pa leje i konstauar nga SPAK nëpërmjet ekspertëve të tij.

Kjo prokurori është orientuar nga prokurorët e SPAK-ut, të hetojë rastin vetëm për akuzën e “Ndërtimit të pa leje” dhe jo për “Shpërdorim detyre”, “Pabarazi në tendera” dhe “korrupsion”.

Por sipas SPAK, ajo që është e paligjshme në këtë çështje, është fakti i ndërtimit të një rruge dhe  ndërtimi pa leje në zonën e mbrojtur.

Kjo rrugë është ndërtuar në një zonë natyrore të mbrojtur, siç është kanioni i Sinecit, dhe se projekti nuk e ka planifikuar ndërtimin e kësaj rruge dhe as ndërtimin në këtë monument natyre.

Pikërisht kjo rrugë dhe ndërtimi në zonën e mbrojtur është bërë shkak që SPAK, të çojë çështjen në prokurorinë e Beratit, me qëllimin që kjo e fundit të gjejë përgjegjësit dhe autorët , që ndërtuan rrugën në një abitat natyror të mbrojtur nga shteti.

Sipas burimeve të prokurorisë, rruga është ndërtuar nga kompania “Fled”, firmë kjo që është nën/kontraktuar nga “Salillari Shpk”, me qëllim ndërtimin e Ujësjellësit me vlerë 361 milion lekë të reja.

Tashmë hetimi i kësaj çështje, mbetet në dorë të prokurorit të Beratit, Adnand Hoxha, të cilit do ti duhet të hetojë për akuzën e “Ndërtimit pa leje”.

Kallëzimi ndaj funksionarëve shtetërorë në Kuçovë, është depozituar nga 123 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, të cilët kanë kundërshtuar për disa muaj bashkinë dhe kompaninë Salillari, për kryerjen e punimeve në terren.

Njëherësh banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, i kanë kërkuar gjykatës Administrative në Vlorë, që të ndalojë punimet në një zonë të mbrojtur dhe shpallur si Monument Natyror.

Aq më tepër shtojnë ata në kallëzim, për ndërhyrjen në burimin e lumit të Sinecit, nuk janë pyetur banorët e komunitetit që jetojnë në këtë zonë.

Nga ana e redaksisë tonë disponohen edhe prova që vërtetojnë se  shoqëria “Salillari”  dhe shoqëria Fled kanë punuiar në zonën e mbrojtur.

 

Exit mobile version