Një person i pastrehë ka dhunuar një police në lagjen kineze të San Franciskos, pasi efektivja ka dashur ta arrestojë atë. Ngjarja është filmuar nga kalimtarët të cilët e kanë ndihmuar policen duke e larguar nga i pasrehi që po përdorte dhunë kundrejt saj. Efektivja do e areestonte burrin pasi ai kryente veprime vandale dhe bënte thirrje raciste.
Në video duket mometi kur efektivja i afrohet burrit dhe tenton ti vendose atij prangat, por ai i bën rezistencë, e kap dhe e hedh në tokë.
U desh ndërhyrja e kalimtarëve që të ndihmojnë oficeren e policisë e cila kishte përfunduar poshtë trupit të madh të burrit që po e rrezikonte ta mbyste. Pak më pas mbërritën dhe forcat përforcuese për ta arrestuar të pastrehin. Ende nuk është identifikuar se kush është i pastrehi, por sipas dëshmitarëve ai kishte qenë aty duke bëri thirrje raciste. Madje kishte refuzuar dhe të largohej pavarësisht paralajmërimeve të policisë.