Gjyqtari Enkel Peza është anëtari më i ri i mafies së pronave në Vlorë, i mbylli dosjen grupit të Helidon Gjikokën duke injoruar të penduarin e drejtësisë dhe faktet ulëritëse të falsifikimit të dokumenteve për grabitjen e kompleksit në Dhërmi, dyshohet se ka marrë mbi 200 mijë euro. Disa ditë para vendimit motra pastruese e Gjikokës i ka kaloi 50 mijë euro në llogari vëllait
Disa ditë më parë, gjyqtari i Vlorës Enkel Peza mbylli dosjen e bashkëpunëtorëve Helidon Gjikokën në grabitjen e kompleksit ‘Ambel’ në Dhërmi, pasuri e cila ishte në pronësi të Ilir Kokës. Sipas ‘arsyetimit’ të gjyqtarit Peza, i cili dyshohet se ka marrë mbi 200 mijë euro për këtë vendim korruptiv dhe skandaloz, mafiozi i pronave Helidon Gjikoka kishte vepruar i vetëm dhe se banda shtetërore që kishte bërë letrat e false të rrëmbimit të kompleksit, nuk kishte përgjegjësi. Pas këtij vendimi të gjyqtarit Peza, Helidon Gjikoka u shfaq dhe u dorëzua në polici, pasi ishte në kërkim që nga viti 2020. Duke hequr nga vetja dhe shokët akuzën e rëndë të bashkëpunimit, Gjikoka u dorëzua, me synimin për të dalë më pas nga burgu.
Meqenëse mbyllja e dosjes nga Peza u denoncua nga media dhe ky vendim rrezikon t’i fundosë karrierën gjyqtarit me lidhje politike, Pezi vendosi ta lërë ca ditë në burg Gjikokën sa të qetësohet situata, për të liruar në një moment të dytë për akuzën që ka mbetur atë të falsifikimit të dokumenteve. Prokuroria do të vijojë ndërkohë hetimet edhe 4 muajt për skandalin e grabitjes së kompleksit ‘Ambel’.
Ndërkaq, në redaksinë tonë ka mbërritur një video, në të cilën shfaqet banda mafioze e pronave në Vlorë, duke festuar pasi gjyqtari Peza u mbylli dosjen si bashkëpunëtor me Helidon Gjikokën. Krahas festës dhe harbimit për shkak se i kanë shpuar përkohësisht ndëshkimit penale, banda e grabitjes së pronave në Vlorë i bëjnë thirrje Vezir Gjikokës që të mos flasë për aktivitetin e bandës dhe skemën e përvetësimin e bregdetit.
Vezir Gjikoka është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ka zbardhur me detaje skemën e vjedhjes së së resortit “Ambla Dhërmi” nga Helidon Gjikoka në bashkëpunim me avokatin Ariton Kasaj, inxhinierin Adiseldo Rrapaj, drejtorin e legalizimeve në Vlorë Ardian Musta, punonjësen pranë ASHK Qendrore Enida Bukuroshi, punonjësen tjetër pranë ASHK Jonida Hallvaxhiu, punonjësit pranë legalizimeve Vlorë Denis Metaj, Erdet Mandi dhe Arbër Jaupaj, i kanë grabitur Ilir Kokës kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi.
Por, kompleksi ‘Ambel’ në Dhërmi është vetëm një nga pronat që përvetësuara nga mafia e pronave në Vlorë, mafie e cila përbëhet nga trafikantë droge, biznesmenë dhe zyrtarë publikë. Po nëse anëtarët e bandës qenkërkan të pafajshëm sipas gjyqtarit Enkel Peza, pse ata i bëjnë thirrje në këtë video Vezir Gjikokës që të mos flasë dhe tregojë në prokurori? Për çfarë nuk duhet të flasë bashkëpunëtori? Tashmë është e qartë se mafia e pronave në Vlorë ka një anëtar të ri dhe ai është gjyqtari Enkel Peza, me lidhje të afërta me ish deputeti Dash Peza, i cili dyshohet se mund të ketë ndërhyrë për ta kaluar në Veting.
Pasi u ka mbyllur dosjen bandës së Helidon Gjikokës, gjyqtari Enkel Peza gjen edhe guximin t’i japë leksione media se duhet të raportojë për veprimtarinë e mafies së pronave në Vlorës dhe se si e ka kapur mafia drejtësinë. Ftojmë SPAK të bëjë kontrolle të befasishme se ku i ka fshehur Enkel Peza mbi 200 mijë euro për mbylljen e dosjes dhe të hetojë një transaksion prej 50 mijë eurosh që motra e Helidon Gjikokës, me profesion pastruese, i ka kaluar Gjikokës, para se gjyqtari të merrte vendimin.
I ftuar nderi në këtë festë grabitjeje të pronës ka qënë dhe gjyqtari Enkel Peza, për të cilin ditët në vijim do tju tregojmë bëma kriminale të kryera nga bashkshortja e tij, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Shkodres , e cila jo në pak raste ka favorizuar krimin e organizuar dhe ka liruar kriminel nga burgu.