Site icon

Vinisius bëhet shkak që qeveria të ndërhyjë, policia spanjolle merr lejen për të ndalur ndeshjet

Fyerjet raciste nga tribunat e stadiumit të Valencias, “Mestalla” ndaj Vinicius Zhuniorit më 21 maj gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid kanë krijuar një precedent dhe kanë bërë që Ministria e Brendshme e Spanjës të veprojë.

Qeveria ka vendosur të bëjë një lëvizje konkrete në luftën kundër racizmit dhe i ka dhënë mjete të reja Forcave të Sigurisë së Shtetit në këto ngjarje, sipas gazetës “El País”. Ministria e drejtuar nga Fernando Grande-Marlaska ka paraqitur një udhëzim, në të cilin u jep kompetencë komandantëve të policisë përgjegjës për sigurinë e ndeshjes që t’i nxisin gjyqtarët që të mos fillojnë, ndalojnë ose pezullojnë pjesërisht ose përfundimisht një ndeshje sportive kur ata mendojnë se incidentet raciste janë të rënda.

Ata do të kenë gjithashtu kapacitetin për të vendosur zbrazjen e të gjithë stadiumit ose një pjesë të tij “në raste urgjente të ndryshimit të sigurisë publike ose rrezikut serioz për të”, nënvizon “El País”.

Exit mobile version