Site icon

Vizitë me eskortë në vendlindjen e babait, ushtria dhe blindat shoqërojnë Mbapen

Kilian Mbape ka zgjedhur të kryejë një vizitë në Kamerun, vendlindjen e babait të tij. Duke përfituar nga pushimi i skuadrës, Mbape duket se nuk e harron origjinën e tij pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Francë, vend edhe për të cilin luan.

Ndërkohë, Mbape është shoqëruar nga një eskortë me disa makina ushtrie të blinduara. Për Mbapen është bërë një pritje e jashtëzakonshme dhe të shumë ishin ata që kishin dalë në rrugë për ta pritur duke e përshëndetur.

Mbape ka ngritur gjithashtu edhe shkolla dhe organizata të tjera bamirësi në Kamerun, për të mundësuar shkollimin dhe rritjen e fëmijëve të këtij vendi.

Exit mobile version