Sulmuesi i Juventus, Dushan Vlahoviç në një intervistë për mediat italiane, ka folur së fundmi për trajnerin Masimiliano Alegrin. Serbi theksoi se tekniku italian dëshiron vetëm fitore në çdo ndeshje.“Ai ka një mentalitet fitues që arrin të na e transmetojë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, si unë. Kjo gjë është shumë e mirë, pasi ndihmon të rritesh në mentalitet. Alegri është një trajner fitues dhe të kesh dikë si ai në stol është një ndihmë e madhe. Kjo është gjëja që më pëlqeu menjëherë tek ai”, deklaroi Vlahoviç.
Vlahoviç: Alegri gjithmonë dëshiron të fitojë, njësoj si unë. Është mirë të kesh dikë si ai në pankinë

Soccer Football - Serie A - Juventus v Lazio - Allianz Stadium, Turin, Italy - September 16, 2023 Juventus' Dusan Vlahovic celebrates scoring their third goal REUTERS/Massimo Pinca
