Site icon

Vlahoviçi në dyshim”, Alegri: Duam finalen, kam besim te Di Maria

Juventusi hodhi fitoren në erë në sekondat e fundit kundër Interit, por sot do të kërkojë të korrigjojë gabimin dhe të arrijë në finalen e Kupës së Italisë.

Ndonëse për bardhezinjtë nuk është një moment aspak i lehtë, duke qenë se vijnë nga tri humbje radhazi në kampionat, trajnerit Maks Alegri i shtohen edhe mungesat. Dushan Vlahoviç ka një kavilje të dëmtuar, ndërsa Mois Ken nuk rikuperohet. Dhe duke parë këtë sulm të fashuar, ai është i detyruar që t’i besojë dyshes Milik-Di Maria. Gjithsesi, duke parë edhe bujën që bëri video e zëvendësit të tij kundrejt Spaletit, nuk kishte sesi konferenca për shtyp e trajnerit të Juves të niste ndryshe.

Alegri, çfarë mendimi keni për reagimin e Landuçit?

Shikoni, detyra jonë është që të merremi dhe të stërvisim ekipin, të punojmë në fushë dhe të sillemi siç kemi bërë deri tani, për atë që ka ndodhur jashtë fushe. Këto ankesat për reagime e kundërreagime nuk të çojnë askund. Unë, por edhe askush nga stafi im nuk mbaj mend që të jetë ankuar ndonjëherë. Nuk bën pjesë në mënyrën tonë të të menduarit. Ndaj më duket shpenzim i kotë energjish që të merrem me këto gjëra.

Dakord Maks… Çfarë ndeshjeje prisni kundër Interit? Pak a shumë si e para?

Inter-Juventus është gjithmonë Inter-Juventus dhe asgjë nuk është e sigurt. Qoftë kjo për Serinë A, për Kupë, apo për çdo turne tjetër. Do të jetë një sfidë ku ne duam që në fund të saj të shkojmë në finale dhe kaq. Të tjera nuk di t’ju them.

Do të ketë zëvendësime kundrejt gjysmëfinales së vajtjes?

Po ju them vetëm që në portë do të jetë Perin, ndërsa Vlahoviç nuk besoj. Ka pësuar një ndrydhje të kaviljes, por të shohim. Është e vështirë që të rikuperohet.

Po Pogba ka shanse?

Polin e kam parë mirë dhe mendoj se është në gjendje për të luajtur një pjesë loje. Gjithsesi, kjo do të varet edhe sesi do të shkojë sfida. Edhe Kieza e Kostiç pastaj i kam parë shumë mirë më në fund dhe besoj se do të jenë armë të rëndësishme.

Kush mendoni se mund të jetë njeriu i ndeshjes për ju?

Angel di Maria është një lojtar fenomenal, nga ata që dinë të bëjnë çmendurira në sfida të tilla dhe kaq të mëdha. Por për të marrë një finale Kupe duhet ndihma e të gjithë skuadrës.

Në fund të sezonit do të qëndroni te Juvja, apo…

Unë di vetëm që kam edhe dy vite kontratë. Kam kaluar 7 vite këtu dhe mund të them se jam dhe kam qenë i privilegjuar. Për të tjerat ka persona që paguhen që mund t’ju japin një përgjigje.

 


Nga Uebi

This Video Will Soon Be Banned. Watch Before It’s Deleted

NewsEU

How Much is My House Worth? Check Your Value!

Real Estate

London: These Unsold Storage Units May Now Be Almost Given Away!

Storage Units | Search Ads

Simple Method ”Ends” Tinnitus – Stops Ringing Ears (Watch)

Renew Hearing

One Cup of This (Before Bed) Burns Belly Fat Like Crazy! (Watch)

Secrets Revealed

Removing Moles and Skin Tags Has Never Been So Easy!

Skin Care | Search Ads
Exit mobile version