Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në aksin rrugor Tiranë- Laç. Ngjarja ndodhi më 30 maj 2020, rreth orës orës 21:40. Vetë Lamaj mbeti i plagosur në vendngjarje. Mbi të rëndojnë akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka deklaruar fajtor Lamajn dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë vendim e ka lënë në fuqi dhe Apeli.
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn
